Kombet e Bashkuara adoptojnë rezolutën e parë AI në botë

Rezoluta erdhi si propozim nga Shtetet e Bashkuara dhe mori mbështetjen e Kinës dhe 121 vendeve të tjera të botës.

Ditën e Enjte Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në mënyrë unanime vendosi të adoptojë atë që quhet rezoluta e parë AI në botë.

Kjo rezolutë synon të nxiste mbrojtjen e të dhënave personale, të përmirësojë politikat e privatësisë, të sigurojë monitorim të AI për rreziqet e mundshëm dhe të mbrojë të drejtat e njeriut.

Rezoluta erdhi si propozim nga Shtetet e Bashkuara dhe mori mbështetjen e Kinës dhe 121 vendeve të tjera të botës.

Iniciativa i bashkohet një serie përpjekjesh nga disa qeveri në mbarë botën për të influencuar trajektoren e zhvillimit të AI pas lançimit të ChatGPT, GPT-4 dhe interesit të madh të ngjallën në komunitetin dhe industrinë e teknologjisë.

Kritikët janë të shqetësuar se inteligjenca artificiale mund të cenojë proceset demokratike, të rrisë aktivitetin kriminal, të shkurtojë vendet e punës.

Rezoluta synon të adresojë rreziqet që lidhen me aplikimin e papërgjegjshëm ose me qëllim të keq të sistemeve të AI, për të cilat OKB thotë se mund të rrezikojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.