Kompania e cila përfitoi më së shumti nga “boom” i inteligjencës artificiale

Gjiganti i çipeve grafika Nvidia raportoi 13.51 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin e dytë, duke dyfishuar 6.7 miliardë dollarët që raportoi për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Në një kohë kur bota po përballet me një boom AI, shumë kanë pyetur cila kompania po fiton më tepër prej këtij trendi të ri.

Gjiganti i çipeve grafika Nvidia raportoi 13.51 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin e dytë, duke dyfishuar 6.7 miliardë dollarët që raportoi për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Për më tepër kompania raportoi 6.18 miliardë dollarë fitime, ose 9 herë më shumë sesa 656 milionë dollarët që fitoi në tre mujorin e dytë të 2022.

Segmenti gaming i kompanisë performoi mjaft mirë duke gjeneruar 2.49 miliardë dollarë, 22 përqind më shumë se një vit më parë. Gjatë tre mujorit të dytë kompania filloi të shesë kartën grafike RTX 4060, prezantoi Avatar Cloud Engine për lojërat dhe solli 35 tituj DLSS përfshirë Diablo IV.

Por ishte inteligjenca artificiale dhe qendrat e të dhënave që shtynë Nvidia drejt rekordeve të reja. Prej tyre raportoi 10.32 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 141 përqind krahasuar me tre mujorin e parë të 2023 dhe 171 përqind me një vit më parë.

Nvidia investoi në AI me çipin flagship H100 Tensor Core ndërsa ka filluar të ndërtojë sisteme komplekse si HGX duke vendosur tetë grafika H100 në një kompjuter të vetëm.