Kompania më e madhe e prodhimit të çipeve në botë do të ndërtojë një fabrikë 10 miliardë dollarë në Gjermani

Ndërtimi i fabrikës pritet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm ndërsa prodhimi të nisë në fund të 2027 thanë kompanitë.

Gjiganti Tajvanez i prodhimit të çipeve TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) së bashku me tre aleatë korporativ do të investojë 10 miliardë dollarë për ndërtimin e një fabrike në Gjerman ndërsa kompania më e madhe në botë e prodhimit të gjysmërçuesve po kërkon të shtrihet globalisht në përgjigje të shqetësimeve konsumatorë mbi tensionin gjeopolitik.

Grupi Tajvanez bashkëpunoi me Bosch, Infeon dhe NXP për të ndërtuar fabrikën në qytetin lindor të Dresden. Qeveria Gjermane ka ofruar gjysmën e shumës prej 5 miliardë dollarë në formë subvencioni për të mbështetur projektin raportoi Financial Times.

Lëvizja është pjesë e strategjisë së Berlinit për ta bërë Gjermaninë qendrën Evropiane të prodhimit të çipeve. Bashkimi Evropian si i tërë synon të dyfishojë prodhimin e çipeve në kontinent deri në fund të dekadës.

Lajmi i ditës së Mërkure vjen pas një vendimi nga Intel në Qershor për të ndërtuar dy fabrika të tjera në Gjermaninë Lindore dhe është investimi më i madh direkt në historinë e vendit.

Prodhuesi tjetër i çipeve Infineon nisi ndërtimin e një fabrike në Dresden në Maj. Sipërmarrja e përbashkët mes kompanive do të thotë se kompania Tajvaneze ka 70 përqind ndërsa secili prej partnerëve 10 përqind.

Ndërtimi i fabrikës pritet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm ndërsa prodhimi të nisë në fund të 2027 thanë kompanitë.

Investimi në Gjermani nga TSMC vjen pas 40 miliardë dollarëve të investuara në ndërtimin e një kompleksi të avancuar të prodhimit të çipeve në Arizona të Shteteve të Bashkuara.