Gurman tha se Apple do ti japë prioritet të lartë inteligjencës artificiale me çipet e reja M4.
Mark Gurman i Bloomberg raportoi se kompjuterët e parë Mac me seritë M4 do të debutojnë në fund të vitit ndërsa më shumë modele do të pasojnë vitin e ardhshëm.
Në buletinin e tij Power On, Gurman foli specifikisht për axhendën e Apple. Sipas tij Apple do të prezantojë një MacBook Pro 14-inç me procesorin M4 në fund të 2024 pasur nga modelet 14-inç dhe 16-inç MacBook Pro me çipet M4 Pro dhe M4 Max në fund të 2024 ose fillim të 2025.
Sipas Gurman, Apple mund të lançojë një Mac mini me procesor M4 ose M4 Pro ose në fund të 2024 ose fillim të 2025. Gjithashtu një iMac 24-inç me M4 mund të debutojë po në fund të këtij viti.
Sakaq planet për 2025 vijojnë me debutimin e MacBook Air 13-inç dhe 15-inç në Pranverën e vitit të ardhshëm, pasur nga Mac Studio me çipin e segmentit të lartë M4 në mesin e 2025 dhe Mac Pro me çipin M4 Ultra në gjysmën e dytë të 2025.
Ai përsëriti qëndrimin e mëhershëm se Apple ka testuar së brendshmi çipin M3 Ultra i cili do të ishte i përshtatshëm për Mac Studio dhe Mac Pro por nuk përjashtoi mundësinë që disa desktopë të segmentit të lartë Apple të anashkalojnë plotësisht linjën M3 të procesorëve.
Së fundi Gurman tha se Apple do ti japë prioritet të lartë inteligjencës artificiale me çipet e reja M4.