Komunitetet e Reddit ndërpresin aktivitetin në shenjë proteste ndaj rrjetit social

Përmes një postimi ditën e Premte, shefi ekzekutiv i Reddit Steve Huffman tha se që biznesi të jetë fitimprurës u detyra të bënte ndryshimin e disa politikave.

Mijëra komunitete Reddit ndërprenë aktivitetin e tyre në shenjë proteste për mënyrën sesi rrjeti social po menaxhohet.

Reddit ka vendosur të sjellë disa ndryshime kontroverse për zhvilluesit e aplikacioneve të palëve të treta të cilat përdoren për të shfletuar platformën e medias sociale.

Por moderatorët e disa prej subreddit-eve më të mëdha kanë vendosur të bëjnë komunitetet e tyre private për 48 orë.

Reddit mbështet në moderimin e komunitetit por ditën e Hënë afro 3500 subreddit-e janë mbyllur.

Një subreddit është emri i një forumi brenda platformës së Reddit, konkretisht një hapësirë ku komunitete njerëzish me interesa të përbashkëta diskutojnë.

Përdoruesit e Reddit – ose Redditorët – i bashkohen disa subreddit-eve dhe nuk ndjekin përdoruesit individualë. Së bashku me disa administratorë me pagesë, uebsajti përdor dhjetëra mijëra moderatorë pa pagesë, njohur si mods – për të mbajtur uebsajtin funksional.

Këto mod-e shfrytëzojnë 1-2 orë në ditë për tu siguruar se subreddit-i i tyre nuk mbushet me komente jashtë temës, bllokojnë përmbajtje të caktuara ose të paligjshme.

Nga ana tjetër Reddit nuk tarifon njerëzit të cilët duan të krijojnë komunitetin e tyre.

Përmes një postimi ditën e Premte, shefi ekzekutiv i Reddit Steve Huffman tha se që biznesi të jetë fitimprurës u detyra të bënte ndryshimin e disa politikave.

Blackout-i përfshin 3489 subreddit-e përfshirë 10 më populloret si r/gaming, r/aww, r/Music, r/todayilearned dhe r/pics të cilët kanë anëtarësi prej 30 milionë njerëzish.