Konfirmohet ora e saktë e ‘El Classicos’ së parë

El Classico mbetet sfida më e pritur nga të gjithë futbolldashësit, pavarësisht formës që kanë ekipet në sezonet përkatëse.

Para pak minutave, Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka konfirmuar datën dhe orën e saktë se kur do të zhvillohet El Classico e parë për këtë sezon.

Barcelona do të jetë mikpritëse e Real Madridit më 26 tetor në ‘Camp Nou’, shkruan lajmi.net.

Sfida do të luhet në një orar të pazakontë në orën 13:00.

Aktualisht, Reali është mbi Barcelonën me një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.