Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Koreja e Veriut teston raketë balistike

Koreja e Veriut teston raketë balistike

Japonia dhe Koreja e Jugut njoftuan se Koreja e Veriut ka kryer testim të raketës balistike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi theksoi se “Elementi që duket se është raketë balistike u lëshua nga zona e brendshme e Koresë së Veriut në drejtim të lindjes”.

Ministri Kishi tha se parashikohet që raketa balistike e Koresë së Veriut ka rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike kombëtare.

Edhe kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se i konsiderojnë “shumë të pafat” testimet që Koreja e Veriut vazhdon që nga viti i kaluar.

Më tej Kishida tha se ka udhëzuar zyrtarët për konfirmimin e sigurisë së mjeteve detare dhe ajrore në rajon dhe për punimet e përcaktimit të ndonjë dëmi të mundshëm.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut, njoftoi se situata në rajon u ndoq në bashkëpunim me SHBA-në.

Testimin e fundit Koreja e Veriut e zhvilloi në tetor 2021 dhe kishte pretenduar se kjo raketë ishte një raketë e re e llojit balistike që lëshohet nga nëndetësja. /aa