Kosova do të përfaqësohet nga 10 sportisë në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020”

Kosova do të përfaqësohet nga gjithsej 10 sportistë në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020”.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka pranuar ftesën e Komisionit për shenjëtarin, Drilon Ibrahimi për ta përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike, gjë që e çon numrin e sportisëve në 10, transmeton lajmi.net.

KOK-u bën të ditur që Ibrahimit i është mundësuar pjesëmarrja në Lojëra Olimpike pas vendimit të Komisionit Tre-Palësh, i cili do ta përfaqësojë Federatën e Shenjtarisë së Kosovës.

Lojërat e shtyera Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.