Krahas Pixel 8 Pro, modeli AI Gemini Nano i Google vjen edhe në Pixel 8

Google konfirmoi ditën e sotme se modeli AI do të vijë në Pixel 8 përmes përditësimit të radhës që do të vijë në Qershor.

Kur Google lançoi për herë të parë Gemini Nano, kompania e përdori modelin e saj AI dizajnuar për pajisjet mobile si një prej pikave të forta të Pixel 8 Pro.

Edhe pse në fillim fajësoi kufizimet e harduerit për pamundësinë për ta ofruar edhe në Pixel 8, Google tashmë ka gjetur një mënyrë për ta sjellë Gemini Nano tek përdoruesit e modelit bazë Pixel 8.

Google konfirmoi ditën e sotme se modeli AI do të vijë në Pixel 8 përmes përditësimit të radhës që do të vijë në Qershor.

Megjithatë duhet theksuar se Gemini Nano do të ofrohet fillimisht vetëm për ata që kanë një llogari zhvilluesi në Android e cila ka një tarifë regjistrimi 25 dollarë.

Natyrisht Gemini Nano do të bëhet një ditë i disponueshëm për të gjithë, por jo që prej Qershorit. Modeli AI do të përdoret në aplikacionin Recorder për të gjeneruar përmbledhje të një regjistrimi audio dhe në aplikacioni Gboard për funksionalitetin Smart Reply.

Kur Google prezantoi Gemini Nano, shumë përdorues të Pixel 8 u ndjenë të harruar. Google fajësoi Pixel 8 që ka më pak RAM në krahasim me Pixel 8 Pro. Meqenëse Gemini Nano funksionon lokalisht në pajisje, Google ishte shqetësuar për cilësinë e përvojës së Gemini.

Thënë kështu, të dy telefonat e Google fuqizohen nga i njëjti çip Tensor G3. Për më tepër, Samsung arriti të vendosë Gemini Nano në serinë Galaxy S24, modeli bazës i linjës që ka 8GB RAM, ashtu si Pixel 8.