Krijohet katalogu i parë i pemëve

Është gati katalogu i parë i pemëve. Në këtë census, rezultojnë rreth 47 mijë specie, ku 1053 prej tyre përbëjnë gjysmën e pemëve të pyjeve tropikale, që numërojnë rreth 800 mld të tilla.

Për këtë punë shkencore kanë bashkëpunuar 356 ekspertë ndërkombëtarë të koordinuar nga Universiteti College i Londrës, të cilët kanë analizuar rreth 1500 zona.

Pyjet tropikale kanë një biodiversitet të larmishëm, por kjo punë studimore nxjerr në pah veçori të shpërndarjes së tyre. Autorët kanë analizuar në mënyre sistematike llojet e pemëve në zona të vogla të tre pyjeve tropikale më të mëdha të planetit, Amazonë, Afrikë dhe Juglindje e Azisë që kanë shërbyer si kampion. Del në pah që në të gjitha pyjet ka një ndarje, ku vërehet një dominancë nga pak specie, ndërkohë që ekzistojnë pak ekzemplarë të shumë llojeve të tjera.

Llogariten 2.2 % e llojeve, përbëjnë 50% të pemëve, ndërsa 10% përmbajnë brenda tyre 85% të specieve të ndryshme që konsiderohen të rralla. Studimi konsiderohet i rëndësishëm pasi ofron më shumë qartësi dhe informacion mbi natyrën, dhe impaktin e shumë faktorëve mbi pemët, që janë thelbësore për jetën.