Kthesa “historike” e Thaçit për mos-shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që njihen edhe me termin Gjykata Speciale “nuk mund të shfuqizohen dhe as nuk do të shfuqizohet”, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës”, ka thënë Thaçi, gjatë një konference për gazetarë në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka sqaruar edhe njëherë pozicionin e tij dhe të institucioneve të Kosovës, kur në vitin 2015, kishin vendosur të themelonin Gjykatën Speciale për krime lufte.

Ai ka thënë se për këtë gjykatë, kishte vetëm dy opsione. Të dy opsionet, sipas Thaçit ishin të këqija, por u dashur që të zgjidhej e keqja më e vogël.