Kush do të jenë 10 profesionet më të kërkuara në 5 vitet e ardhshme

Nga sot deri në 2027, 69 milionë vende të reja pune do të krijohen në mbarë botën por 83 milionë do të eliminohen duke krijuar një deficit prej 14 milionë vende pune më pak thotë WEF.

Teknologji të reja dhe kriza klimaterike që po përshkallëzohet po ndryshojnë peizazhin e vendeve të punës me një ritëm të paprecedent thotë një raport i ri i Forumit Ekonomik Botëror(WEF).

Nga sot deri në 2027, 69 milionë vende të reja pune do të krijohen në mbarë botën por 83 milionë do të eliminohen duke krijuar një deficit prej 14 milionë vende pune më pak thotë WEF.

Gjetjet e tyre janë të bazuar në një anketë prej 803 kompanish të cilët punonin 11.3 milionë punonjës në 45 ekonomi të ndryshme të botës.

Ngritja e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të zgjuara si dhe nevoja për tu bërë “jeshil” do të krijojë kërkesë për vende pune në 5 vitet e ardhshme por të vendosë në rrezik disa të tjerë.

Këto janë 10 vendet e punës që bizneset do të kërkojnë në 5 vitet e ardhshme sipas raportit të WEF:

Specialistë AI dhe machine learning
Specialistë qëndrueshmërie
Analistë të inteligjencës së biznesit
Analistë të sigurisë së informacionit
Inxhinierë fintech
Analistë dhe shkencëtarë të dhënash
Inxhinierë robotike
Inxhinierë elektroteknologjie
Operatorë pajisjesh agrikulture
Specialistë të transformimit dixhital

Kërkesa për specialistë AI dhe machine learning pritet pritet me 40 përqind duke shtuar mëse 1 milionë vende pune në ekonominë globale në pesë vitet e ardhshme ndërsa më shumë kompani po përpiqen të automatizojnë proceset apo të parashikojnë më mirë kërkesën konsumatorë.