Kush janë ekipet kombëtare, klubet dhe golashënuesit më popullor në EA Sports FC 24?

Me debutimin e EA Sports FC 24, kompania tha se këtë vit titulli ka pasur 11.3 milionë lojtarë, ose 1 milionë më shumë sesa edicioni i vitit të kaluar që kishte edhe brendin e FIFA.

Nuk ka kaluar as një muaj që nga debutimi dhe lojtarët e EA Sports FC 24 kanë shënuar më shumë se 4.1 miliardë gola në video lojë.

Dhe kjo është vetëm një statistikë që EA ka vendosur të theksojë për këtë titull ndërsa kompania zbuloi ekipet kombëtare dhe klubet më popullore si dhe golashënuesit më të mirë në këtë titull lançuar më 27 Shtator.

Për shembull lojtarët e Ultimate Team zakonisht zgjedhin Francën, Anglinë, Spanjë, Brazilin dhe Gjermaninë për të luajtur. Sa i përket klubeve, Barcelona është më i përzgjedhuri për femrat dhe Reali i Madridit për meshkujt.

Ndeshjet më popullore të EA Sports FC 24 janë mes Realit të Madridit dhe Barcelonës për meshkujt dhe Barcelonës dhe Çelsit për femrat.

Së fundi për golashënuesit, në kategorinë femra udhëheq Sam Kerr ndjekur nga Kadidiatou Diani dhe Alex Morgan. Në kategorinë meshkuj është Darwin Nunez, Ansu Fati dhe Earling Halaand.

Me debutimin e EA Sports FC 24, kompania tha se këtë vit titulli ka pasur 11.3 milionë lojtarë, ose 1 milionë më shumë sesa edicioni i vitit të kaluar që kishte edhe brendin e FIFA.

Është loja e tretë më e shitur në SHBA pas Starfield dhe Mortal Kombat 1.