Kushdo mund të jetë programues me inteligjencën artificiale thotë CEO i Nvidia

AI gjeneruese është një lloj teknologjie e inteligjencës artificiale e cila mund të prodhojë lloje të ndryshme përmbajtjeje, përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna sintetike.

CEO i Nvidia Jensen Huang parashikoi se bota po hyn në një epokë të re kompjuterësh. Ai tha se kushdo mund të bëhet një programues thjeshtë duke I folur kompjuterit dhe funksionet e dëshiruara do të shfaqen.

Programuesit nuk do të nevojiten më për të shkruar rreshta kodi që në fund kodi të mos ekzekutohet për shkak se ai ka harruar një pike presje në fund të tij.

Në daljen e tij publike që prej pandemisë, Juang prezantoi një platformë të re superkompjuteri quajtur DGX GH200 i cili do të përdoret për të ndërtuar modele të AI gjeneruese.

AI gjeneruese është një lloj teknologjie e inteligjencës artificiale e cila mund të prodhojë lloje të ndryshme përmbajtjeje, përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna sintetike.

“Kompjuterit nuk i intereson sesi e programoni, do të përpiqet të kuptojë çfarë synoni të bëni sepse ka fuqi të jashtëzakonshme të modelit gjuhësor. Dhe kufiri i programimit është i ulët,” tha Huang.

“Kemi mbyllur hendekun dixhital. Të gjithë mund të jenë programues. Tashmë mjafton ti thoni diçka kompjuterit.”

Nvidia thotë se AI gjeneruese është platforma më e rëndësishme e gjeneratës sonë ku individë dhe kompani mund të krijojnë aplikacione të reja duke përdorur këtë teknologji.

Profesionistët kreativë do të mund të krijojnë imazhe me një kërkesë të vetme, ndërsa programuesit mund të përshpejtojnë zhvillimin e aplikacioneve dhe zbulimin e gabimeve në të. Edhe arkitektët mund të gjenerojnë modele 3D nga plane të rrafshëta 2D.

Huang thotë se AI jo vetëm që mund të ketë impakt në mënyrën sesi zhvillohen aplikacionet e reja por edhe të përmirësojë ato të vjetrat. /PCWorld Albanian