Ky është moti për fundjavë

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore .

Siç njofton IHK, vranësirat gjatë ditës së shtunë do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s.

Të dielën vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu të cilat do të karakterizojnë një mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s. /Telegrafi/