Ky Jeep Cherokee i vitit 2001 është gati për “Apokalipsin e borës”

Meqenëse pjesa më e madhe e SHBA-së aktualisht është e kapluar nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës, ankandet e makinave klasike mund të mos jetë gjëja e parë që të vjen në mendje.

Por mbase kjo nuk mund të thuhet për ndonjë makinë për të gjitha kushtet e motit që është krijuar për këtë moment: një Jeep SUV i veçantë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një Jeep Cherokee të vitit 2001 që është si një makinë bore me pesë vende dhe është në ankand.

Kjo makinë thuhet se është e pajisur me një transmision automatik me katër shpejtësi dhe ka 184,000 milje në odometër.

Modeli 4.0-litërsh u vlerësua me 190 kuaj fuqi.