Lidhja e Prizrenit – Tre vjet pas formimit – Ç’ndodhi?

Azem Kovaçi

Kercenimi nga fuqite Europeane..(Angli,Gjermani France dhe Rusi)…se do ti shpallnin lufte Peerandorise Osmane…nese nuk respektoheshin vendimet e Kongresit te BERLINIT..ku Plava..Gucia..Ulqini e Tivari i kalonin malazezve detyroi porten e larte te leshonte pe.
Flota Franceze dhe Angleze erdhen ne gjirin e Ulqinit dhe te Tivarit ku bombardonin malesoret shqiptare qe nuk terhiqeshin nga trojet e tyre.
U be nje lufte e pergjakshme. Kishte nje jehone te madhe neper mediat Europiane te kohes, plus cancelarite perendimore. Edhe vet Bismarku qe 5 vjet me heret ishte prononcuar qe nuk kishte nje komb shqiptare u detyrua ta pranonte kete fakt qe Shqiptaret ishin aty qysh kur ishte vet Europa.
Siç artikulojne edhe Balkanologet Amerikano-Kroate Professoret Charles dhe Barbara Jelavich ne librin e tyre “Themelimi i Komb-Shteteve te Ballkanit 1804-1920″ ne faqen 224.
” Prej Kongresit te Berlinit tokat Shqiptare pothuajse u lane ashtu siç ishin. Bullgaria e Madhe nuk u realizua dhe tokat Shqiptare mbeten prape nen Perandorine Osmane. Greket, prej kerkesave te tyre ne Epir ne Kongresin e Berlinit, moren vetem nje pjese te vogel. Rezistenca e Shqiptareve qe nuk u kufizua vetem me fjale por ne shume territore Shqiptaret bene nje lufte te ashper dhe te forte, derguan sinjale te qarta neper vendet Europiane qe populli Shqiptare ekziston dhe nuk don qe te copetohet/gllabërohet nga fqinjet e tyre.”
Si perfundim, Perandoria Osmane…e dale e dobet nga lufta ruso-osmane pak vjet me pare nuk ishte ne asnje pozite per te vene kushte ne tavoline te Kongresit te BERLINIT. Pra ishte e detyruar te respektonte kushtet ose te përballej me lufte te hapur frontale nga koncerti e Europes keshtu qe ishte e detyruar te shperndante lidhjen e Prizrenit qe vet e kishte formuar pak vite me pare.
Renia e Perandorise Osmane kishte filluar! Fatkeqësisht me renien e perandorise osmane..automatikisht rane edhe shqiptaret…
Book by Charles and Barbara Jelavich
THE ESTABLISHMENT OF THE BALKAN NATIONAL STATES 1804-1920, published in 1997, fourth edition 2000. University of Washington Press.

Azem Kovaçi. Nentor 2023