Linkedin shkurton stafin, mbyll aplikacionin e kërkimit të punës në Kinë

CEO i Linkedin Ryan Roslansky njoftoi punonjësit e prekur duke thënë se ndryshimet erdhën për shkak të sjelljes së konsumatorëve dhe ngadalësimit të rritjes së të ardhurave.

Linkedin bëhen kompania më e fundit nga industria e teknologjisë që njofton largime në masë nga puna. Rrjeti social profesional do të largojë 716 punonjës dhe të mbyllë aplikacionin e kërkimit të punës në Kinë.

CEO i Linkedin Ryan Roslansky njoftoi punonjësit e prekur duke thënë se ndryshimet erdhën për shkak të sjelljes së konsumatorëve dhe ngadalësimit të rritjes së të ardhurave.

Në 2021 Linkedin mbylli aplikacionin 7-vjeçar Kinez të shërbimit duke cituar vështirësitë në operimin në këtë vend. Lançoi një aplikacion kërkimi pune për përdoruesit Kinezë quajtur InCareer por nuk kishte asnjë funksionalitet rrjeti social.

Tani Roslansky thotë se kompania do ta mbyllë edhe këtë aplikacion nga data 9 Gusht. Edhe pse InCareer gjeti pak sukses, Roslansky shkroi se ishte përballur me konkurrencë të egër dhe sfida makroekonomike për të operuar në Kinë.

Afro 20 mijë njerëz punonjë në Linkedin dhe largimet përbëjnë 3.5 përqind të fuqisë punëtore. Por nga java e ardhshme kompania tha se do të hapë 250 pozita të reja në operacione dhe divizione të ndryshme.