Liverpool siguron finalen e Kupës së Botës për Klube

Liverpool ka siguruar finalen e Kupës së Botës për Klube.

‘The Reds’ e kanë fituar me shumë vuajtje ndeshjen gjysmëfinale kundër skuadrës së Monterrey me rezultat 1:2, shkruan lajmi.net.

Naby Keita në minutën e 12’ kaloi Liverpoolin në epërsi.

Por, kjo epërsi nuk zgjati më shumë se dy minuta, kur Funes barazoi për 1:1.

Golin e fitores për Liverpool e shënoi Roberto Firmino, në minutën e 91’.