Liverpool – sot 400 ditë kur pësoi humbjen e fundit

Po jetojmë në një kohë që Liverpooli është mbret i botës në futboll. Kjo nuk argumentohet vetëm me titullin Kampion i Botës për Klube, por edhe me shifrat përrallore.

Sot bëhen 400 ditë që kur Liverpooli i Jurgen Kloppit ka pësuar humbjen e fundit në Premierligë. Po ashtu, sot bëhen 1.025 ditë që kur Liverpooli i Kloppit ka pësuar humbjen e fundit në “Anfield Road”.

Nga kjo periudhë, janë shënuar shumë rekorde e shifra impresionuese, ndërsa Redsit janë në rrugë për të thyer shumë rekorde evropiane dhe të futbollit anglez në ditët në vijim. 

Më meritori për këtë është trajneri më i mirë në botë, gjermani Jurgen Klopp. Si një strateg gjenial, Kloppi ka arritur që të ndërtojë një skuadër që duket me emra të vegjël, por që në fushë që të gjithë janë gjigantë të vërtetë. 

Kloppi9 nuk ka dështuar me asnjë blerje. Që të gjithë erdhën te Liverpooli me dyshime, por pothuajse secili nga ta sot janë nga më të mirët në botë në pozitat përkatëse. 

Sigurisht që merita të mëdha ka edhe publiku i jashtëzakonshëm, që kjo skuadër ka. Në fund e në mes të tabelës, tifozeria e Liverpoolit s’e ka tradhëtuar asnjëherë skuadrën. 

Ata kanë filluar përgatitjen më të madhe në histori të futbollit për titullin e Premierligës. 

Raportohet se parada e titullit, do thyejë çdo rekord të mundshëm dhe do të jetë diçka përrallore./Indeksonline/