Liverpool vazhdon me fitore

Liverpool ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Premierligë, duke e mposhtur në udhëtim West Ham Unitedin, 0-2.

Kjo ndeshje ishte e mbetur nga xhiroja e 18-të, dhe Liverpool me këtë fitore, shkon në + 19 pikë nga Manchester City.

Mohamed Salah në minutën e 35’, u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke i dhënë epërsinë 0-1 Liverpoolit.

Në minutën e 52’, Alex Oxlade-Chamberlain dyfishoi epërsinë, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Në xhiron e ardhshme, Liverpool në ‘Anfield Road’ pret Southamptonin.