Sfidë shumë dramatike u zhvillua të dielën në “Craven Cottage” të Londrës mes Fulhamit dhe Liverpoolit.
Dy gola u shënuan në minutat shtesë, por megjithatë, ballafaqimi nuk dha fitues, pasi u mbyll 2:2.
Liverpooli iu afrua fitores pas shënimit të Cody Gakpos në minutën e 94-t. Megjithatë, Harrison Reed i barazoi shifrat tre minuta më pas dhe ndeshja u mbyll baras.
Të dyja skuadrat morën sërish nga një pikë të dielën në ndeshjen e xhiros së 20-të të Premier Leagues. Nga një pikë morën edhe në xhiron e kaluar.
Harry Wilson realizoi për Fulhamin në minutën e 17-të për 1:0, ndërsa gjermani Florian Wirtz i barazoi shifrat në minutën e 57-të. Goli u pranua pas rishikimit të situatës në VAR. Për Wirtzin ishte goli i dytë në elitën angleze.
Fulhami i 11-ti i ka 28 pikë, ndërsa Liverpooli i katërti ka 34 pikë.








