MacBook Air 15-inç është laptopi ri i i Apple për ata që duan ekran më të madh por jo më shumë fuqi kompjuterike

Modeli i ri fillon nga 1299 dollarë dhe do të jetë i dispouneshëm nga java e ardhshme. Apple ka përditësuar çmimin e modelit më të vogël. MacBook Air 13-inç me çipin M2 do të shitet për 1099 dollarë ndërsa varianti M1 për 999 dollarë.

Apple ka prezantuar laptopin e ri MacBook Air 15-inç në Konferencën Botërore të zhvilluesve. Kompania pretendon se pajisja është laptopi 15-inç më i mirë në botë dhe vjen me çipin Apple M2.

Modeli i ri është 11.5mm trashë për të cilin Apple thotë se është laptopi 15-inç më hollë në botë ndërsa peshon rreth 1.3 kilogram. Ka dy porta USB-C Thunderbolt, një lidhje MagSafe, një portë kufjesh dhe ka katër ngjyra të ndryshme: zezë, bardhë, gri dhe argjendtë. Ekrani 15.3-inç ka një ndriçim prej 500 nits.

Kamera 1080p FacTimeHD shoqërohet nga tre mikrofonë me algoritme të avancuara dhe gjashtë altoparlantë me audio hapësinore dhe Dolby Atmos.

Modeli i ri fillon nga 1299 dollarë dhe do të jetë i dispouneshëm nga java e ardhshme. Apple ka përditësuar çmimin e modelit më të vogël. MacBook Air 13-inç me çipin M2 do të shitet për 1099 dollarë ndërsa varianti M1 për 999 dollarë.

Apple pretendon se MacBook Air i ri do të jetë deri në 12 herë më i shpejtë sesa modelet MacBook Air me procesorë Intel dhe të ofrojë 18 orë jetëgjatësi baterie. Gjithashtu thotë se ekrani ka 25 përqind më shumë ndriçim, laptopi është 40 përqind më i hollë dhe dy herë më i shpejtë sesa laptopi më popullor 15-inç me procesor i7.

Njësoj si modelet e kaluara MacBook Air, varianti i ri 15-inç do të ketë një dizajn pa ventilator. Vjen me macOS Ventura dhe të pajisjet me macOS Sonoma kur të debutojë në Vjeshtë.

Ky model është një debutim në segmentin e mesëm për Apple ku më herët ekzistonte një hendek çmimi mes MacBook 13-inç dhe modeleve Premium. Varianti 15-inç do tu shërbejë disa audiencave që kërkojnë ekran më të madh por jo fuqi më të madh kompjuterike si të MacBook Pro 14-inç dhe 16-inç.