macOS, Windows 11, Ubuntu dhe Tesla “bien viktimë” e konkursit Pwn2Own

Brenda një dite, konkretisht më 22 Mars, Apple macOS, Microsoft Windows 11, Microsoft SharePoint, Ubuntu Desktop, Tesla Gateway, Adobe Reader dhe Oracle VirtualBox ranë në duart e këtyre hakerëve elitarë.

Çfarë do të ndodhte nëse disa prej hakerëve më të shquar të botës të vinin në shënjestër disa prej emrave më të mëdhenj të teknologjisë?

Disa prej titanëve të teknologjisë ranë përballë disa problemeve zero-ditore të sigurisë që u zbuluan në konkursin e hakërimit Pwn2Own që po mbahet në Vancouver.

Brenda një dite, konkretisht më 22 Mars, Apple macOS, Microsoft Windows 11, Microsoft SharePoint, Ubuntu Desktop, Tesla Gateway, Adobe Reader dhe Oracle VirtualBox ranë në duart e këtyre hakerëve elitarë.

Dhe ky eveniment do të zgjasë deri më 24 Mars. Me çmime prej mëse 1 milionë dollarë që do t jepen gjatë tij, në ditën e parë 375 mijë dollarë u dhanë ndërsa pritet testimi i Microsoft Teams dhe VMWare Workstation.

Pwn2Own është një eveniment botëror hakërimit që organizohet nga Iniciativa Trend Micro Zero-Day (ZDI) dhe mbahet që prej 2005. Aty bashkohen disa prej ekipeve më elitare të hakërimit në botë dhe konkurrojnë me njëri-tjetrin kundër disa objektivave të parapërcaktuara.

Grupi Synactiv arriti të hakonte macOS Kernel dhe Tesla Gateway duke fituar 140 mijë dollarë dhe një Tesla Model 3. Në vendin e dytë erdhi STAR Labs duke fituar 115 mijë dollarë dhe hakëruar Microsoft Share Point dhe Ubuntu Desktop.

Vendi i tretë u zu nga AbdulAziz Hariri nga Haboob SA duke hakuar Adobe Reader dhe fituar 50 mijë dollarë. Në vendin e pestë ishte Bien Pham nga Qrious Security dhe me sukses ekzekutoi sulmin ndaj Oracle VirtualBox dhe fituar 40 mijë dollarë.

Hakërimi i pestë më i suksesshëm ishte ai i Windows 11-ës nga Marcin Wiazowski dhe fituar 30 mijë dollarë.