Majlinda Kelmendi e artë në Tel Aviv

Majlinda Kelmendi ishte e jashtëzakonshme sot në Grand Prix “Tel Aviv”, duke qenë superiore ndaj kundërshtarëve. Ajo arriti të rrëmbejë medaljen e artë në garën e sotme, duke e mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen, transmeton Koha.net. Në finale iu deshën vetëm 35 sekonda për ta përmbyllur takimin pasi e mposhti Cohenin me ippon. Kelmendi me ippon kishte fituar edhe tri ndeshjet e para në Tel Aviv.