Mali i Zi heq masat kufizuese

Igor Galic

Mali i Zi ka hequr shumicën e masave kufizuese kundër koronavirusit, duke përfshirë detyrimin për të treguar një certifikatë vaksinimi, shërimi ose një test negativ për të hyrë në vend, njoftoi sot në një konferencë për shtyp Igor Galic, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi.

Vizitat në restorante, vende kulturore dhe ngjarje sportive do të jenë gjithashtu të aksesueshme që nga e premtja pa qënë nevoja për të treguar ndonjë dokumentacion për koronavirusin. Maskat janë ende të nevojshme në ambiente të mbyllura dhe kufizimet zbatohen ende për numrin në vende të caktuara.

Galic tha se situata e koronavirusit po përmirësohej në Mal të Zi, ku shkalla e incidencës shtatëditore, numri i infeksioneve të reja për 100 000 banorë brenda një jave, ishte 114. /atsh