Man United mposht Leicesterin

Ka përfunduar ndeshja në mes të Leicesterit dhe Manchester United. Manchester United ka fituar tri pikë të arta ndaj Leicesterit, duke e mposhtur me rezultat, 0:1, në javën e 25 në Premierligë. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Marcus Rashford qysh në minutën e 9’-të, për t’i fituar kështu ndeshjen ‘Djajve të Kuq’, raporton lajmi.net. Të dy skuadrat kishin raste të sigurta për gol, por që nuk arritën t’i konkretizonin ato. Pas xhiros së 25-të në Premierligë, Manchester United gjendet ne vendin e pestë me 48 pikë.