Man Utd nënshkruan me top lojtarin

Manchester United ka filluar t’i blindojë disa lojtarë. Manchester United po i blindon disa lojtarë, pasi kontrata e tyre skadon në fund të këtij sezoni. Skuadra angleze ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Anthony Martialin, përcjell lajmi.net. Ole Gunnar Solskajer e ka përgëzuar sulmuesin francez për vazhdimin e kontratës me Manchester United. Martial ishte shumë afër largimit nga ‘Djajtë e Kuq’, mirëpo vendosi që të qëndroj në Old Trafford. Francezi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Manchester United.