Man Utd po e blindon sulmuesin e rrezikshëm

Manchester United ka filluar t’i rinovojë kontrata e lojtarëve. Ditë më parë, Anthony Martial e vazhdoi kontratën me Manchester United, gjersa edhe disa lojtarë janë në listë. Në listën e lojtarëve për ta rinovuar kontratën është edhe Marcus Rashford, që pritet që në këtë muaj ta nënshkruajë marrëveshjen e re, përcjell lajmi.net. Sulmuesi anglez është bërë cak i disa skuadrave evropiane, andaj Manchester United kërkon që ai ta nënshkruajë kontratën e re. Rashford është duke shkëlqyer në këtë sezon te ‘Djajtë e Kuq’, andaj kjo ka bërë që shumë skuadra ta duan transferimin e tij, por që do të pasojë kontrata e re.