Ballina Sport Mane dhe Mazraoui bojkotojnë birrat në Bayern Munich

Mane dhe Mazraoui bojkotojnë birrat në Bayern Munich

Lojtarët muslimanë të klubit kampion gjerman Bayern Munich kanë bojkotuar birrat gjatë festivalit të birrës dhe reklamat për sponsorin e tyre Paulaner po nga i njëjti vend.

Është zakon që klubet të bëjnë një foto të përbashkët me birra në dorë, por lojtarët muslimanë e bojkotuan këtë gjë.

Senegalezi Sadio Mane dhe holandezi që përfaqëson Marokun, Noussair Mazraoui, të dy bojkotuan birrën, sepse pirja e saj është mëkat në Islam. /mesazhi