Marrëdhënia mes Microsoft dhe OpenAI ishte e tensionuar kur debutoi Bing AI

Një shqetësim i madh për OpenAI ishte se Bing AI mund të jepte përgjigje të pasakta por që u injorua nga Microsoft.

Tension dhe konfuzion kanë vënë në vështirësi partneritetin mes Microsoft dhe OpenAI zbuluan njerëz të afërt me çështjen për Wall Street Journal ditën e Mërkure.

Jo vetëm që ky tension dhe konfuzion përfshiu edhe ekipin AI të Microsoft – i cili siç duket po përballet me shkurtim të buxhetit dhe akses të kufizuar në teknologjinë e OpenAI – por burimet thanë se lançimi i motorit të kërkimit Bing AI nga Microsoft në Shkurt erdhi pavarësisht kundërshtive të OpenAI.

Kur debutoi u zbulua se Bing rrezikohej nga sulmet që zbulonin sekretet e kompanisë e nganjëherë edhe nga përgjigjet e pasakta.

Sipas WSJ, OpenAI kishte paralajmëruar Microsoft rreth rrezikut të integrimit të teknologjisë së OpenAI pa e trajnuar më tepër duke sugjeruar se gjiganti i Windows kishte ecur ngadalë me integrimin e teknologjisë AI në Bing.

Një shqetësim i madh për OpenAI ishte se Bing AI mund të jepte përgjigje të pasakta por që u injorua nga Microsoft.

Gjatë një interviste për Wired CEO i Microsoft Satya Nadella sugjeroi se problemet e versionit të parë të Bing AI me emrin e koduar Sydney ishin pjesë e planeve të kompanisë për trajnimin e robotit me pyetje reale që nuk mund të bëheshin në laborator.

Duke qenë se OpenAI nisi testimin publik të ChatGPT ndërsa Microsoft po punonte për integrimin e teknologjisë së OpenAI në Bing, tensioni mes partnerëve u shtua të cilët gjithashtu mund të konsideroheshin rivalë në garën AI për të fituar vëmendjen e botës.

Ndërsa suksesi i ChatGPT po shtohej, disa punonjës të Microsoft ngritën shqetësime se ky i fundit po vidhte atë që i përkiste Bing raportoi WSJ. Me Microsoft që shikoi partnerin të rritej në popullaritet, merr përgjigje edhe nxitimi i Microsoft për të lançuar Bing sa më parë.

Sigurisht ChatGPT fitoi garën AI duke tërhequr një numër të madh përdoruesish që llogariten në 200 milionë në muaj ndërsa Bing arriti 100 milionë përdorues aktivë në ditë.

ChatGPT dhe Bing AI do të akuzoheshin më pas se kanë lançuar robotë bashkëbisedues që gënjejnë dhe shpikën gjëra ndërsa OpenAI po kërkon mënyra për të kufizuar halucinacionet e tij.