Gabriel Martinelli është gjithnjë e më pranë largimit nga Arsenali dhe transferimit tek Al Hilali.
Sipas raportimeve të fundit, agjentët e sulmuesit brazilian kanë rifilluar kontaktet direkte me drejtuesit e klubit nga Arabia Saudite, me synimin për të finalizuar marrëveshjen për kushtet personale dhe për të mbyllur transferimin.
Ndërkohë, Arsenali është i gatshëm ta autorizojë Martinellin për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, pasi palët kanë arritur verbalisht një marrëveshje me vlerë mbi 65 milionë euro për paketën e transferimit.
Nëse finalizohen edhe detajet e fundit të kontratës personale, Martinelli pritet të bëhet lojtari i radhës që largohet nga futbolli anglez për t’iu bashkuar projektit të Al Hilalit në Arabinë Saudite.







