May mohon se ka një “marrëveshje” për Brexit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka hedhur poshtë raportet se ajo mund t’i detyrojë deputetët të zgjedhin midis mbështetjes së marrëveshjes së saj ose pranimit të një vonese për tërheqjen nga BE.

Negociatori i Britanisë së Madhe, Olly Robbins është spiunuar në një bar të Brukselit duke thënë se BE do të lejonte zgjatjen e afatit të procesit të Brexit.

May i ka sugjeruar deputetëve se nuk duhet të mbështeten në “atë që dikush i tha dikujt tjetër, e dëgjuar nga dikush tjetër, në një bar”.

“Është shumë e qartë dhe qëndrimi i qeverisë është i njëjtë”, ka thënë ajo.

“Ne duam të largohemi me një marrëveshje, dhe kjo është ajo për të cilën po punojmë”.