Ballina Sport Futboll Mbappe në fushë ndaj Benficas

Mbappe në fushë ndaj Benficas

Francezi Kylian Mbappe do t’i prijë sulmit të Real Madridit në ndeshjen kundër Benficas, e cila i takon fazës nokaut të “play-offit” të Ligës së Kampionëve.

Mbappe i mungoi Real Madridit në ndeshjen e fundit kampionale kundër Real Sociedadit, por do të jetë gati për Benfican.

Ishte vet trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa që insistoi se Mbappe ka stërvitur me ekipin dhe natyrisht se do të aktivizohet në këtë përballje.

Ndeshja e parë, Benfica – Real Madrid luhet sot prej orës 21:00 në Portugali kurse ajo e kthimit pas një javë në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Spanjës.

Mbappe ka shënuar 13 gola këtë sezon në shtatë ndeshjes të Ligës së Kampionëve dhe do të jetë kërcënimi më i madh për Benfican.