Mbi 100 mijë llogari në ChatGPT po shiten në tregun e zi

Një analizë e mëtejshme zbuloi se shumica e llogarive të prekura ishin vjedhur përmes maluerit Raccoon, Vidar dhe RedLine.

Mbi 100 mijë kredenciale llogarish të kompromentuara të ChatGPT janë publikuar në tregun e zi ku 12632 prej tyre janë në Indi.

Kredencialet e vjedhura janë në shitje nga krimi kibernetik dhe në Maj të 2023 shifra e llogarive të kompromentuara arriti në 26802.

Vendet me numrin më të lartë të llogarive të vjedhura janë Pakistani, Brazili, Vietnami, Egjipti, SHBA, Franca, Maroku, Indonezia dhe Bangladeshi.

Një analizë e mëtejshme zbuloi se shumica e llogarive të prekura ishin vjedhur përmes maluerit Raccoon, Vidar dhe RedLine.

Këto vjedhës informacioni janë bërë popullor mes kriminelëve kibernetikë për aftësinë e tyre për të vjedhur fjalëkalime, cookie, karta krediti dhe informacione të tjera nga shfletuesit përfshirë portofolë kriptomonedhash.

Lajmi vjen në një kohë kur përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificialë është rritur në mënyrë të ndjeshme ndërsa shumë kompani kanë integruar ChatGPT në punën e tyre.