Mbi 100 pasgoditje të fuqishme

Gjatë dy ditëve të fundit, Turqia është goditur nga më shumë se 100 pasgoditje me magnitudë 4 e më shumë.

Pasgoditjet janë tërmete më të vogla që ndodhin në të njëjtën zonë të përgjithshme pas një tërmeti të madh.

Të paktën 81 tërmete me magnitudë 4, 20 tërmete me magnitudë 5, tre tërmete me magnitudë 6 dhe dy tërmete me magnitudë 7 janë regjistruar që nga e hëna në Turqinë juglindore. /mesazhi