Mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë, Qendra e Studentëve në Prishtinë, nuk do të përdoret më për karantinë.

Grupi i fundit prej 30 qytetarëve janë liruar mbrëmë pas 1 jave qendrim në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Para vendimit për të dal nga karantina, të gjithë janë nështruar testimit për COVID-19 dhe pas publikimit të rezultateve negative, me përciellëjenn e FSK-së dhe policisë së Kosovës, ata janë dërguar në shtëpi për të qedruar edhe për 14 ditë tjera në vetizolim.