“Messi” i Kosovës harrohet nga Kombëtarja

Edon Zhegrova edhe pse 18 vjeçar, aktivizohet te skuadra belge, Genk

Talneti i madh kosovar, Edon Zhegrova brenda një periudhe të shkurtër, ka arritur të bëhet pjesë e ekipit të parë të Genkut.

Talenti nga Kosova ka debutuar për skuadrën belge në javën e kaluar, ndërkaq në ndeshjen e fundit që u zhvillua të shtunën, arriti të asistojë në humbjen 2:1.

Në një intervistë për Sportin në KTV nga Belgjika, Zhegrova tregon për debutimin dhe punën e madhe që ka bërë për të siguruar një vend në ekipin e parë.

Mesfushori që ka kontratë 3-vjeçare me klubin belg, pavarësisht që luan në elitën e futbollit të Belgjikës, nuk është kontaktuar asnjëherë nga Përfaqësuesja e Kosovës.