Messi, më i miri i vitit 2022

Lionel Messi është futbollisti më i mirë i vitit 2022, sipas FIFA-s.

Çmimin “The Best”, kapiteni argjentinas e fitoi të hënën mbrëma në ceremoninë madhështore të mbajtur në Paris.

Messi ka udhëhequr Argjentinën drejt titullit të botës, të cilin e ka kërkuar gjatë. Ai është paraqitur me sukses edhe për PSG-në.

Messi çmimin The Best e ka fituar për herë të dytë. Ka edhe shtatë trofe të Topit të Artë.

Messi ka fituar në konkurrencë me Karim Benzeman dhe Kylian Mbappen.