Meta lançon një shërbim me pagesë të realitetit virtual

Ditën e Hënë Meta tha se shërbimi Meta Quest+ do të kushtojë 7.99 dollarë në muaj ose 59.99 dollarë në vit dhe funksionon me Quest 2, Quest Pro dhe pajisjen e ardhshme Quest 3.

Meta, kompania e cila ka në pronësi rrjetin social Facebook, lançoi një shërbim të realitetit virtual në formë abonimi ndërsa përpiqet që ta bëjë këtë biznes fitimprurës.

Meta tha se përdoruesit me pagesë do të fitojnë akses në dy lojëra të reja në muaj. Për tre muajt e parë të vitit, kompania raportoi 4 miliardë dollarë humbje nga biznesi VR.

Aktualisht kompania përballet me konkurrencën e kompanive të ndryshme përfshirë gjigantin e teknologjisë Apple që në fillim të muajit prezantoi një pajisje të realitetit të miksuar.

Ditën e Hënë Meta tha se shërbimi Meta Quest+ do të kushtojë 7.99 dollarë në muaj ose 59.99 dollarë në vit dhe funksionon me Quest 2, Quest Pro dhe pajisjen e ardhshme Quest 3.

Në 2021 shefi i Meta Mark Zuckerberg zbuloi planet për të krijuar një metaverse, një botë online ku njerëzit mund të luajnë lojëra, të punojnë dhe komunikojnë në një ambient virtual duke përdorur pajisjet VR.

Në Shkurt të vitit të kaluar Meta zbuloi disa projekte ambicioze të inteligjencës artificiale ndërsa Zuckerberg e përshkruante AI si çelësi i cili hap dyert drejt metaverse.

Për tre muajt e parë të këtij viti kompania raportoi 5.7 miliardë dollarë fitim duke tejkaluar pritshmëritë e tregut. Megjithatë biznesi Reality Labs që prodhon pajisje VR dhe produkte të tjera raportoi hubje 4 miliardë dollarë.

Ndërsa Meta po përgatitet për konkurrencë të egër nga Apple që prezantoi pajisjen Vision Pro, produkti i parë madhor që lançohet në një dekadë.

Edhe pse është një produkt ambicioz, çmimi prej afro 3500 dollarësh mund të pengojë adoptimin e saj ndërsa Meta shitet harduerë të ngjashëm mes 300 deri në 1000 dollarë.