Meta lançon verifikimin me pagesë për Facebook dhe Instagram

Shërbimi vjen së bashku me disa opsione të tjera si mbrojtje nga imitimi dhe akses direkt në kujdesin ndaj klientit.

Meta është duke testuar një shërbim të ri që ku përdoruesit e Instagram dhe Facebook mund të paguajë për të verifikuar llogaritë e tyre tha Mark Zuckerberg ditën e Dielë.

“Meta Verified” do të fillojë nga 11.99 dollarë në muaj në ueb dhe 14.99 dollarë në muaj në iOS dhe kompania tha se do të fillojë lançimin e saj në Australi dhe Zelandën e Re këtë javë ndërsa më shumë vende të botës do të pasojnë.

Shërbimi vjen së bashku me disa opsione të tjera si mbrojtje nga imitimi dhe akses direkt në kujdesin ndaj klientit.

Për të shmangur llogaritë e rreme konsumatorët duan etiketën blu të verifikimit që deri më ofrohet përmes një karte identiteti që përputhet me emrin dhe foton e tyre të profilit. Përdoruesit duhet të jenë gjithashtu mbi 18 vjeç.

“Funksionaliteti i ri do të rrisë autenticitetin dhe sigurinë në shërbimet tona,” shkruane Zuckerberg në kanalin e tij në Instagram.

Përmes një deklarate, Meta qartësoi se nuk do të ketë ndryshime për llogaritë të cilat tashmë janë të verifikuara. Verifikimi ofrohej më parë për përdorues të cilët ishin figura të njohura publike dhe autentike.

“Po evoluojmë kuptimin e etiketës blu për tu përqendruar tek autenticiteti, në mënyrë që të zgjerojmë aksesin e verifikimit për më shumë njerëz,” tha një zëdhënës i Meta. “Ne do të tregojmë numrin e ndjekësve në më shumë vende që njerëzit të dallojnë cilat llogari janë figura të njohura publike dhe që ndajnë të njëjtin emër.”

Meta ju bashkohet platforma të tjera si Discord, Reddit dhe YouTube të cilët ofrojnë modelet e tyre të abonimit. Twitter ri-lançoi një shërbim të tillë quajtur Twitter Blue në Dhjetor pas një mori llogarish të rreme pushtuan platformën duke bërë që ta tërhiqte versionin origjinal.

Sot etiketat e verifikimit në Twitter kanë ngjyra të ndryshme për të dalluar llogaritë: ngjyrë të artë janë për kompanitë, gri për institucione shtetërore dhe organizata të tjera dhe blu për individët.

Twitter Blue kushton 11 dollarë në muaj në iOS dhe Android ndërsa në ueb mund të blihet për 8 dollarë në muaj. /PCWorld Albanian