Meta paraqet modelin e gjuhës së inteligjencës artificiale të quajtur LLaMA

Meta Platforms Inc (META.O) po lëshon një model të ri gjuhësor të bazuar në inteligjencën artificiale.

Kështu pohoi shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg në një mesazhz në Facebook.

Modeli i gjuhës, i quajtur LLaMA, është krijuar për të gjeneruar tekst dhe biseda, për të përmbledhur materialin e shkruar dhe për të kryer detyra të ndërlikuara si zgjidhja e teoremave të matematikës ose parashikimi i strukturave proteinike.

Modeli është krijuar për të ndihmuar studiuesit të avancojnë punën e tyre, tha Zuckerberg.

“Meta është e përkushtuar ndaj këtij modeli të hapur kërkimi dhe ne do ta bëjmë modelin tonë të ri të disponueshëm për komunitetin e kërkimit të AI”, pohoi ai.