Meta shkurton edhe 10 mijë vende të tjera pune

Shkurtimet e fundit të vendeve të punës erdhën ndërsa kompani si Google dhe Amazon po luftojnë për të mbajtur kostot e balancuara po njëkohësisht të ngelen konkurruese.

Meta, kompania e cila ka në pronësi Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka zbuluar planet për të shkurtuar edhe 10 mijë vende të reja pune.

Do të jetë vala e dytë e shkurtimeve në masë nga gjiganti i teknologjisë i cili largoi edhe 11 mijë të tjerë në Nëntor të 2022.

Shefi ekzekutiv i Meta Mark Zuckerberg tha se shkurtimet ishin pjesë e një “viti të efikasitetit” dhe ishte të vështira.

Përveç shkurtimeve të 10 mijë vendeve të punës, afro 5 mijë vende do të mbeten bosh. Në një memo Zuckerberg ju tha punonjësve se beson që kompania kishte kaluar një 2022 dramatike nisur nga rënia e ndjeshme e të ardhurave.

Edhe pse të ardhurat në tre mujorin e fundit të 2022 ranë me 4 përqind, arriti të gjeneronte fitime prej 23 miliardë dollarë gjatë gjithë vitit.

Interesat e larta, mungesa e stabilitetit gjeopolitik global dhe shtimi i rregullimi të tregut ishin disa faktorë që ndikuan Meta dhe kontribuuan tek ngadalësimi i rritjes.

Shkurtimet e fundit të vendeve të punës erdhën ndërsa kompani si Google dhe Amazon po luftojnë për të mbajtur kostot e balancuara po njëkohësisht të ngelen konkurruese.

Në fillim të këtij viti Amazon shkurtoi 18 mijë vende pune ndërsa Google 12 mijë. Sipas layoff.fyi, që gjurmon shkurtimet e vendeve të punës në sektorin e teknologjisë, afro 140 mijë vende pune janë humbur në këtë industri që nga fillimi i 2023. /PCWorld Albanian