Microsoft integron inteligjencën artificiale të ChatGPT në mjete për zhvilluesit

Deri më sot Microsoft ka integruar inteligjencën artificiale në sistemin operativ Windows dhe motorin e kërkimit Bing ndërsa pritet ta bëjë edhe për suitën Office.

Microsoft ditën e Hënë integroi teknologjinë pas ChatGPT në Platformën Power duke ndihmuar përdorues të zhvillojnë aplikacione me pak ose fare kodim dhe është integrimi më i fundit i inteligjencës artificiale në produktet e saj.

Kompanitë e mëdha teknologjike si Alphabet dhe Baidu kanë përshpejtuar integrimin e AI dhe teknologjia ka fituar një popullaritet të lartë në muajt e fundit.

Microsoft tha se një linjë e mjeteve të inteligjencës së biznesit dhe zhvillimit të aplikacioneve brenda Platformës Power, përfshirë Power Virtual Agent dhe AI Builder, janë përditësuar me funksionalitetet e reja.

Power Virtual Agent, një mjet për ndërtimin e chatbotëve nga bizneset, mund të lidhet me burimet e brendshme të kompanisë për të gjeneruar përshkrime të raporteve javore dhe kërkesave të konsumatorëve.

Microsoft ka shtuar AI edhe në AI Builder ku bizneset mund të automatizojnë proceset e punës si dhe lançuar një version të ri të platformës të menaxhimit për bizneset Dynamics 365 bazuar në këtë teknologji.

Dynamic 365 Copilot, është versioni më i fundit i mjetit të Microsoft që përfshin shitje aplikacionesh, marketing dhe kujdes ndaj klientit, integron AI për automatizimin e detyrave apo krijon fushata e-mail.

Deri më sot Microsoft ka integruar inteligjencën artificiale në sistemin operativ Windows dhe motorin e kërkimit Bing ndërsa pritet ta bëjë edhe për suitën Office. /PCWorld Albanian