Microsoft prezantoi një robot bashkëbisedues AI për ekspertët e sigurisë kibernetike

Microsoft Security Copilot mbështetet në GPT-4, modelin më të madh gjuhësor të OpenAI, startup ku Microsoft ka investuar miliarda.

Ditën e Marte Microsoft prezantoi një robot bashkëbisedues me inteligjencë artificiale për të ndihmuar ekspertët dhe profesionistët e sigurisë kibernetike të kuptojnë problemet kritik dhe gjetur mënyra për ti adresuar.

Kompania ka punuar së shumti për të pajisur softuerët e saj me modele të inteligjencës artificiale pasi startupi OpenAI pas ChatGPT kapi vëmendjen e publikut me debutimin në Nëntor.

Nganjëherë softueri AI mund të bëjë gabime siç Microsoft e theksoi në fillim të muajit kur foli për funksionalitetet e reja të Word dhe aplikacioneve të tjera të produktivitetit.

Por nuk ka vendosur të tërhiqet ndërsa kërkon të rritet në biznesin e sigurisë kibernetike që gjeneroi 20 miliardë dollarë të ardhura në 2022.

Microsoft Security Copilot mbështetet në GPT-4, modelin më të madh gjuhësor të OpenAI, startup ku Microsoft ka investuar miliarda.

Sistemi ka aftësi të njohë ambientit e sigurisë së konsumatorit por të dhënat e tyre nuk do të përdoren për të trajnuar modelet.

Roboti mund të krijojë prezantime PowerPoint për të përmbledhur incidentet e sigurisë, të përshkruajë ekspozimin ndaj një dobësie sigurie ose të specifikojë llogaritë e përfshira në një sulm.

Inxhinierët në Microsoft kanë përdorur Copilot për të kryer detyrat e tyre. Mund të përpunojë deri në 1 mijë paralajmërime dhe tu paraqesë stafeve të sigurisë dy incidentet me rrezikshmëri më të lartë në vetëm pak sekonda.

Një mbështetje e tillë bën një diferencë të madhe për kompanitë të cilat afrojnë punonjës me eksperiencë të vogël. Microsoft nuk tha sesa do të kushtojë Security Copilot dhe kur do të bëhet i disponueshëm.

Shërbimi do të funksionojë me produktet e sigurisë së Microsoft si Sentinel për të gjurmuar kërcënimet. Kompania do të vendosë nëse do të shtojë mbështetje për mjete si Splunk.