Microsoft prezanton Surface Laptop Go 3, në shitje nga 3 Tetori për 799 dollarë

Laptop Go 3 ka ekran me prekje 12.4-inç me raport 3:2, rezolucion 1536×1024 dhe ndriçim prej 320nits. Në pamje të parë korniza e ekranit nuk bie aq shumë në sy sa në gjeneratat e kaluara.

Microsoft prezantoi Surface Laptop Go 3 gjatë evenimentit të harduerit dhe inteligjencës artificiale i cili u mbajt ditën e Enjte më 21 Shtator.

Kompania thotë se modeli më i fundit do të funksionojë plot 15 orë me radhë me një karikim të vetëm, është vetëm 15.7mm i trashë dhe peshon vetëm 1.13kg.

Laptop Go 3 ka ekran me prekje 12.4-inç me raport 3:2, rezolucion 1536×1024 dhe ndriçim prej 320nits. Në pamje të parë korniza e ekranit nuk bie aq shumë në sy sa në gjeneratat e kaluara.

Në aspektin e performancës Microsoft pretendon se Surface Laptop Go 3 është 88 përqind më i shpejtë sesa modeli i parë i kësaj linje që erdhi tre vite më parë. Fuqizohet nga një procesor Intel Core i5 i gjeneratës së 12-të me grafikat e integruara Iris Xe.

Blerësit mund ta konfigurojnë me deri 16GB RAM LPDDR5 dhe 256GB hapësirë të brendshme në varësi të nevojave.

Kamera ballore ka rezolucion 720p HD ndërsa laptopi përmban një skaner të shenjave të gishtërinjve vendosu në butonin e ndezjes, dy mikrofonë dhe altoparlantë Dobly Audio.

Për nga konektivitetit përdoruesit do të mjaftohen me një portë USB-C 3.2 të cilën mund ta përdorin edhe si DisplayPort dhe ka teknologji të karikimit të shpejtë. Gjithashtu Surface Laptop Go 3 ka një portë USB-A 3.1, një portë kufjesh 3.5mm dhe një portë Surface Connect. Në bord gjenden Wi-Fi 6 dhe Bluetooth 5.1.

Nisur nga vëmendja e madhe që inteligjenca artificiale ka marrë nga Microsoft, laptopi do të pajiset me Copilot AI të kompanisë integruar në Windows 11. I disponueshëm në katër ngjyra, laptopi del në shitje prej 3 Tetorit dhe fillon nga 799 dollarë për modelin bazën.