Microsoft shkëput Teams prej suitës Office 365

Teams u prezantua si pjesë integrale e Office 365 në 2016-ën. Që atëherë është rritur në mëse 320 milionë përdorues.

Microsoft prezantoi versionet e reja të abonimeve Microsoft 365 dhe Office 365 të cilët nuk përfshijnë aplikacionin Teams pas kritikave nga Bashkimi Europian dhe ankesave të rivalit Slack.

Lëvizja – cila sipas analistëve me shumë gjasa nuk do të ndikojë aspak në rritjen komerciale të Office 365 – vjen pasi Microsoft pranoi të shesë suitën pa Microsoft Teams në Europë dhe Zvicër vitin e kaluar.

Asokohe gjiganti i softueri tha se do të bëjë ndryshime për të adresuar shqetësimet e ngritura nga Komisioni Europian.

Duke aplikuar një skemë të ngjashme në mbarë botën, qartësojmë konsumatorët,” tha kompania.

Teams u prezantua si pjesë integrale e Office 365 në 2016-ën. Që atëherë është rritur në mëse 320 milionë përdorues. Edhe pse Microsoft ka lejuar bizneset të paguajnë planet me pagesë të Teams më vete, gjithashtu ka ofruar shërbimin si pjesë e paketës Office 365.

Slack, rivali kryesor i Teams nga Salesforce, i ka quajtur veprimet e Microsoft të paligjshme dhe se krijuesi i Windows detyronte instalimin e Teams për konsumatorët e Office 365 duke i dhënë avantazh të padrejtë.