Microsoft shkrin divizionet e Windows dhe Surface

Promovimi i tij erdhi një javë pasi Microsoft tha se ishte duke punësuar bashkëthemeluesin e DeepMind, Mustafa Suleyman si drejtues i Microsoft AI.

Microsoft ka vendosur të shkrijë bashkë divizionin e Windows dhe pajisjeve për të formuar një ekip të vetëm i cili do të drejtohet nga veterani Pavan Davuluri.

Davuluri ka qenë drejtues i ekipit të Surface që prej vitit të kaluar pasi Microsoft ndau divizionin e Windows dhe pajisjeve pas largimit të Panos Panay.

Ai ju bashkua Microsoft në 2001 dhe ka mbajtur role të larta si zëvendës presidenti korporativ në Microsoft.

Promovimi i tij erdhi një javë pasi Microsoft tha se ishte duke punësuar bashkëthemeluesin e DeepMind, Mustafa Suleyman si drejtues i Microsoft AI.

Edhe CEO i reklamimit dhe shërbimeve të uebit Mikhail Parakhin do ti bashkohet Microsoft AI.