Microsoft sinjalizon ardhjen e Windows 12

Në testimet e brendshme të kompanisë besohet se është Windows 12 me një funksionalitet unik që është taskbar-i pluskues.

Në konferencën e zhvilluesve Build 2023 Microsoft zbuloi disa prej risive që po vinë në Windows 11. Por një prej zbulimeve më intriguese kishte të bënte me një sistem operativ tjetër, konkretisht Windows 12-ën.

Gjatë një prej prezantimeve vëmendja e audiencës shkoi drejt një imazhi që sugjeron një prezantim me titull “next-gen of Windows.” Edhe pse ky prezantim nuk u mbajt, ngjalli kureshtje mes pjesëmarrësve dhe entuziastëve në mbarë botën.

A mund të jetë ky një sinjal i Windows 12? Microsoft i është referuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë gjeneratës së ardhshme të Windows me emrin e koduar “Next Valley Prototype Design.”

Në testimet e brendshme të kompanisë besohet se është Windows 12 me një funksionalitet unik që është taskbar-i pluskues.

Provat që mbështetin këtë dizajn të ri janë gjetur edhe në versionet eksperimentale të Windows 11-ës. Edhe pse në këtë fazë çdo gjë që raportohet është spekulative, raportimet e ndryshme bashkohen në një pikë: Microsoft po punon për Windows 12-ën.

Sistemi operativ mendohet të debutojë në 2024 dhe sipas shumë burimeve Microsoft po optimizon Windows 12 për procesorët ARM të pajisjeve mobile.