Microsoft Teams ka një problem serioz sigurie që kompania nuk ka në plan ta adresojë

Çdo individ me akses lokal në sistem me Teams të instaluar mund të vjedhë këto çelësa dhe të kyçet në llogaritë e përdoruesve.

Ekziston një problem sigurie në Microsoft Teams përmes të cilit hakerët mund të kyçen në llogaritë e përdoruesve edhe nëse ato janë të mbrojtura me verifikimin me dy faktorë pretendojnë hulumtuesit.

Ekspertët e kompanisë së sigurisë Vectra thanë se aplikacioni desktop i Teams, konkretisht në Windows, Linux dhe Mac ruan çelësat e kyçjes së përdoruesve në tekst të lexueshëm dhe asgjë nuk ndalon aksesimin e tyre.

Çdo individ me akses lokal në sistem me Teams të instaluar mund të vjedhë këto çelësa dhe të kyçet në llogaritë e përdoruesve.

Problemi fillon tek fakti se Microsoft Teams është një aplikacion Electron që operon nën dritaren e një shfletuesi. Duke qenë se Electron nuk ka mbështetje për enkriptim apo mbrojtje të të të dhënave, është më i lehtë për tu përdorur por njëkohësisht edhe më i rrezikshëm.

Një analizë e thellë zbuloi se çelësat nuk ishin ruajtur të ekspozuar gabimisht, ato ishin praktikë. Microsoft minimizoi impaktin që një qasje e tillë mund të ketë duke thënë se nuk është e rrezikshme dhe nuk përmbush kriteret për një përditësim.

Vectra mendon ndryshe dhe për ti provuar Microsoft të kundërtën zhvilloi një aplikacion që abuzon me thirrjet e API. Duke lexuar cookie-t në databazë përmes SQLite, aplikacioni mund të merrte çelësat e verifikimit përmes një mesazhi.

Vetra sugjeroi të gjithë përdoruesit që ndihen të kërcënuar nga ky problem sigurie, të përdorin versionin ueb të aplikacionit. /PCWorld Albanian